Ylli Dylgjeri: Pse rri akoma aty o Gramoz Ruçi?

598
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Një shqipëri e destabilizuar veri- jug.
Revolta kudo. Nga Shkodra deri në Gjirokastër. Diku protestuesit paralizojnë rrugën nacionale, diku zënë Unazën, diku fermerët me gjithë lopë 
e qumësht protestojnë për krizën e shitjeve.
Në Universitetin e Shkodrës studentët thyejnë dyert, në Tiranë po përgatiten sërisht të dalin në rrugë pas mashtrime e premtime të Qeverisë. Një rini në ikje, në emigracion, me një kriminalitet hiper. Shtypi ndërkombëtar çdo ditë tregon për bëmat e kësaj qeverisje.
Sipas ligjit për policinë e shtetit kur kriminaliteti shpërthen si tani, e pakta duhet të japë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Por këtu nuk do t’ja dijë kërkush! As i pari i Qeverisë, as i pari Kuvendit as i Pari Policisë. Kërkush.
Vazhdon zoti Ruçi i nxirë e zë trashë të rrij në majë të mullarit të Kuvendit, duke punuar e luftuar si në rrethim. Të kujtohet mirë kjo parrullë Ty, e ndaj e zbatove edhe në diktaturë edhe në demokraturë. Mos do të na thuash se po tregon sërisht maturi e qetësi?
Ky është Mashtrim! 
Me sa duket ka gjithmonë kohë me u turpëruar.