Të dashur miq dëgjesa për hartën e re të bashkive në Gjirokastër ishte më shumë se emocionale..!
Po ju përcjell disa shënime të mia të mbajtura me shpejtësi rreth diskutimeve të mbajtura në takim:
Sikurse e dini komisioni i reformës territoriale është mbipartizan! Unë dhe kolegët e mi ekspertë duhet të dëgjojmë të gjithë opinionet dhe të mbajmë shënime…
Qarku me 7 bashki, me mesatarisht 7,5 mijë banorë konsiderohet ndarja më fatlume e RAT 2014!
Pyetja që shtrohej para jugorëve ëhtë: A do ta bëj reforma Gjirokastën si gjithë Shqipëria, pra të shkurtojë 3-4 bashki?
Kishte zëra pro qeverisë që e mbështetnin…: oPor shumë gjirokastritë mendonin: Pse mos të jetë dhe pjesa tjetër e qarqeve si ne, me më shumë bashki..’
Erozionin nga shpopullimi në jug e konsideronin gjakderdhje e kombit!
Qytetarët të djathtë e të majtë ishin në alarm! Ideja se do të rikthehej ndarja në 36 bashki, si rrethet e dikurshme ishte fatale!
Reforma e 2014 prodhoi shumë fshatra të braktisur dhe qytete të rrudhur ..! Por falë edhe kësaj ndarje në Qark, disa qytete të vegjël po mbi jetonin…!
Tashmë shumica qytetare ishin të bindur se bashkitë e vogla po falimentojnë jo nga përmasat, por nga mungesa e autonomisë financiare dhe e fondeve!
Nashkitë tona, me gjithë hallet e mëdha që kanë marrin vetëm 1% nga ndarja e buxhetit të shtetit, ndërkohë Evropa e ka 5-7 % të GDP për njësitë vendore…
Me një ndarje më shumë taksash qëndrore, gjithë territori vendit do të marrë jetë!!
Rëndësi kanë vetëm fuksionet, u shpreh Mazniku jo dimesionet e bashkive…!
Por deputetë Boçi dhe Dule ju kundërvënë me tezën se asgjë nuk mund të funksiomojë jashtë hapësirës dhe kohës…
Ideja e shkrirjes së bashkive të vogla po përjetohej me dhimbje nga libohovitët, memaliotët e këlcyriotët!
Simbolika më therrëse e shpopullimit u quajt nga Luçiano Boçi braktisja e Frashërit…! Në një kohë që sot ai duhet të ishte faltorja e shqiptarizmës ai është braktisur deri në shuarje…!
“Une jam nje qytetar i Libohoves , do thoshte një qytetar tjetër. I asaj Libohove që mbijetoi me dinjitet ne mijra vite. Që i dha kombit figura me emer, me peshe në luftra kundër armiqve, por që po planifikohet të shkrihet në paqe nga vetë shqiptarët…Na dhimbset Libohova , natyra e saj, njerzit e saj qe po ikin perditë ashtu sic thahen degët e rrapit qe i bëri ballë shumë stuhive të kohës.”
Në çdo bashkim qoftë edhe të padëshirueshëm njësitë e vogla i bashkohen atyre më të mëdha…. Me Memaliajn po mendohet ndryshe, u shpreh një memaliote.
“ Duhet të jesh mësuses si unë në fshat që shikosh plagët e hapura padrejtësisht nga shpopullimi, i tha Ministres së Arsimit një këlcyriot.
Kohë e vështirë, vendime edhe më të vështira për të ardhmen!
Në rreth 26 diskutime, 18 qytetarë kërkonin:
– Bashki të vogla dhe efikase!
– Gjirokastra qendër Rajoni.
– Sa më shumë përfaqësim të krahinave në këshillat bashkiakë.
– Administratorët të zgjidhen nga qytetarët.
– Këshilltarët bashkiakbe të qarkut të zgjidhen me lista të hapura!
– Institucionet e larguara ti kthehen jugut dhe qytetarëve!
– Ujësjellësat ti rikthehen bashkive …
– Të ruhej statukuoja e bashkive aktuale, madje të shtohej dhe një bashki si ajo e që përmbledh Kardhiq-Picar-Odrie.
Sikurse thashë në fillim ne mbajmë shënime…, uroj që politikanët ti dëgjojnë përpara se të marrin vendime!























