Xhaxho jam mbyllur në kullë

100

Nga Robert Haxhi

Xhaxho plaku dil se plasa

Dil shiko se kam marr masa

Tani mos ma kij merakun

Shih si e ndava jatakun

 

Xhaxho jam mbyllur ne kulle

Kam ndar krevatin me tulle

Asnjecik nuk bej rremulle

Vetem pi duahan me llulle

 

O xhaxho fiku i lashte

Kam vene maske edhe dorashka

Kam prere kontaktet me jasht

Nuk di c behet as ne Gjasht

 

Po shyqyr na eci fati

Shyqyr s qe Sali lugati

C do kshill qe me jep i gjati

Menjehere xhaxho une gati

 

Mberthej sapunin me vrap

Me te dy duart e kap

Laj duart sa shkelqej fap

Gati sa tua hysh me llap

 

Sa del dhe Manastirliu

Dirket ne kemb Bert Haxhiu

Sic porosit qeveriu

Marr dhe une masat vetiu

 

Marr nje got uje e vervit

Mos kam gje virus ne fyt

Ne stomak drejt e kellit

Me hegsh mm o kovit

 

Pastaj xhaxho fle i qete

Ne krahun qe kam ndar vete

Vetem ne turnin e trete

Çoc i ngaterroj nomete

 

Degjove xhaxho jeziti

Te marri nje brisk koviti

Posht e lart ta na keniti

Se ka bere djale Petriti…!!!!