Xhaxhai sherr me dy nipërit në Krujë, prangosen të tre

273
Sigal

Dy vëllezër në Krujë janë konfliktuar me xhaxhain e tyre 40-vjeçar dhe për pasojë janë vënë në pranga nga policia.

Njoftohet se dy vëllezërit A.D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç janë konfliktuar fizikisht me xhaxhain F. D., 40 vjeçar.

Sherri njoftohet të ketë nisur për motive të dobëta. Të tre të arrestuarit akuzohen për “Dhūnë në Familje”.

Njoftimi i plotë:

Krujë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Dhūna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.