Xhaferri: Vazhdimi i Bashës në PD, konfirmim se është i domosdoshëm për Ramën

168
Sigal

Ndërsa Basha ka hyrë sërish në një proces reflektimi, pas humbjes së radhës,  në zgjedhjet e  6 marsit, deputetet e PD, përsëritën kërkesën e gjithë grupit parlamentar, për largimin e Bashës dhe bashkimin e partisë Demokratike, ndërsa këtë herë shprehin besimin se nuk i ka ngelur rrugë tjetër, përveçse të bëjë një hap pas.

I gjendur pa mbështetjen e grupit parlamentar, Lulzim Basha deklaroi se është i gatshëm, të bëjë gjithçka për hir të demokratëve, por pa e artikuluar ende dorëheqjen.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë ‘situatë kaotike’ të krijuar në Partinë Demokratike ishte i ftuar në një lidhje me ‘Skype’ në Kafe Shqeto, në Syri Tv, Ferdinand Xheferri, deputet i PD-së.

Pyetur nga moderatorët se si e shikojnë pas reflektimit, qëndrimin e Komisionit të Rithemelimit, se ekziston një bashkëpunim Basha-Rama, Xhaferri tregoi se vazhdimi i Bashës në Partinë Demokratike do ta pohonte hapur këtë dyshim.

“Më 6 mars u provua me evidencë se Basha dhe alternativa e tij e lidershipit nuk është e domosdoshme për Partinë Demokratike, më 6 mars u provua me evidencë se alternative e z.Basha nuk është e domosdoshme as për të djathtët, dhe po më 6 mars u provua me evidencë që Basha nuk ësht i domosdoshëm as për elektoratin gri. Pse?! Sepse sigla e Partise Demokratike doli në 12 përqindësh. Me këtë logjikë, këto janë fakte të prodhuara.

Mund të dalim të ndërtojmë opinione. Dhe opinionet kanë të bëjnë me faktin nëse Basha duhet të vazhdojë, por,  për çfarë është e nevojshme?! Unë nuk besoj se do të vazhdojë. Vazhdimi i zotit Basha është konfirmimi që është i domosdoshëm vetëm për lidershipin e zotit Rama”, pohoi Xhaferri.