Vuçiç: Mos u shqetëso Edi Rama do fitojmë pa dron..por s’di stadiumin!

495
TIRANË – Vendimi në favor të Shqipërisë që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dha këtë të premte ka përplasur dy kryeministrat miq Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama, të cilët nuk kanë ndarë të njëjtin qëndrim.
Kreu i qeverisë shqiptare ishte i pari që komentoi me entuziazëm vendimin e CAS: Ja ç’do të thotë drejtësi europiane, shkroi Rama në Twitter. 
Por kryeministri serb nuk ka ngurruar t’i konsiderojë edhe njëherë serbët “viktima” të ndeshjes të ndërprerë në stadiumin Beograd mbrëmjen e 14 tetorit të 2014-ës. Në statuset e tij në rrjetin social Twitter, Vuçiç i është përgjigjur drejtpërdrejtë kryeministrit Rama.
“Drejtësia europiane, për herë të një qindtë u kthye në një padrejtësi globale. Ata që shkaktuan incidentin u shpërblyen ndërsa viktimat u dënuan. Vendimi i Gjykatës në Lozanë është një turp për ligjin, drejtësinë dhe një fyerje për të gjithë njerëzit normal”, – shkruan Vuçiç.
Pavarësisht revoltës për vendimin e CAS i cili lë në fuqi sanksionet ndaj Serbisë, pra; minus 3 pikë, 100 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë, kryeministri Vuçiç në fakt, nuk di se ku do të luhet kjo ndeshje…ose ndoshta është thjesht një lapsus i tij i ndikuar nga emocionet negative për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që pas dy vendimeve të UEFA-s, vendosi në favor të Shqipërisë.
“Mos u shqetëso Edi Rama, ne do të fitojmë ndeshjen e radhës, pa dron dhe pa ndihmën e askujt, në stadiumin në mes të Tiranës. Shihemi së shpejti”, – shkruan Vuçiç.
Por në fakt, ndeshja Shqipëri-Serbi e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Euro 2016 është parashikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, për të cilin kryeministri Rama ka garantuar se do të jetë gati dhe i rikonstruktuar për të pritur serbët në këtë ndeshje të rëndësishme.
Duke pare komentet e ndjekesve te tij ne Twitter Vucic eshte kujdesur te korrigjoje statusin duke shkruar: …Ose ne Elbasan, e njejta gje eshte.
Por edhe kjo tentative e ka cuar ate ne gabim. 
Sigal