Vr*sja e 4 burrave myslimanë në New Mexico, reagon Biden: E tmerrshme, sulme të urryera…

237
Sigal

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka dënuar ashpër vrasjen e 4 katër burrave myslimanë në Albuquerque.

I pari i SHBA-ve ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes, si dhe ka shprehur ngushëllimet për familjarët e katër viktimave..

Ai ka shtuar se sulme të tilla s’kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i Biden:

Jam i zemëruar dhe i trishtuar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërkohë që presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman.

Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.