“Vrima e zeza” e kredive, si administratorët e MCA i morën qytetarit 500-fishin e vlerës që i detyrohej bankës

18
Sigal

Skandali i kredive në Tiranë është i ngjashëm me atë të “vrimës së zezë”, ku shuma që ju kërkohej mbrapsht klientëve për të shlyer ishte 500-fishi i asaj që kishin marrë kredi.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Blerina Cene, thuhet se MCA kishte blerë nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri kredinë e shtetasit V.K, e cila ishte në vlerën e 1 milionë lekëve të rinj, ose 10 milionë lekëve të vjetër.

Por ajo që ndodh më pas është vërtetë e frikshme, pasi MCA i sekuestron këtij shtetasi prona me vlerë 500 fish më të larta se vlera e kredisë që ai kishte marrë.

Njoftimi:

Urdhër ekzekutimi  – Vendim nr. 5421 akti, datë 05.07.2017 Gj.Rr.Gj. Tiranë; (detyrimi sipas urdhrit të ekzekutimit është në shumën 1 267 160.34 lekë);

Titulli ekzekutiv – Në emër të “Bankës X”; (detyrimi sipas kontratës 1 000 000 lekë);

Kreditor – “Micro Credit Albania”;

Debitor – Vehtim Hamit Karaj – debitor solidar – Vjollca Shaqir Karaj, Besnik Brahim Koçiu;

Numri i pasurive mbi të cilat është vënë sekuestro në datën 18.12.2017, në tejkalim shumëfish dhe shumëherë të vlerës së detyrimit:

Troje në bashkëpronësi të Vjollca Karaj:

Nr. pasurie 3/205, ZK 8330, nr. pasurie 3/305, ZK 8330, nr. pasurie 4/195, nr. pasurie 4/262, ZK 8330, nr. pasurie 9/207, ZK 8330, nr. pasurie 9/3, ZK 8330, nr. pasurie 9/317, ZK 8330, nr. pasurie 9/321, ZK 8330, nr. pasurie 9/322, ZK 8330, nr. pasurie 9/323, ZK 8330, nr. pasurie 9/324, ZK 8330, nr. pasurie 9/329, ZK 8330, nr. pasurie 9/330, ZK 8330, nr. pasurie 9/331, ZK 8330, nr. pasurie 9/380, ZK 8330, nr. pasurie 9/384, ZK 8330, nr. pasurie 9/423, ZK 8330, nr. pasurie 9/409, ZK 8330, nr. pasurie 9/418, ZK 8330, nr. pasuri 9/419, ZK 8330, nr. pasurie 3/305, ZK 8330, nr. pasurie 9/422, ZK 8330, nr. pasurie 9/423, ZK 8330, nr. pasurie 9/447, ZK 8330, nr. pasurie 9/504, ZK nr. pasurie 9/907, ZK 8330, 9/860, ZK 8330, nr. pasurie 4/78, ZK 3127, nr. pasurie 3/415+3-29, ZK 3127, nr. pasurie 9/297, ZK 8330, nr. pasurie 9/316, ZK 8330.

Sipërfaqet respektive të trojeve të sekuestruara, 7 000 m2, 257 m2, 3652 m2, 10 000 m2, 9 998 m2, 285 m2, 6045 m2, 3757.2 m2, 387 m2, 530 m2,  900 m2, 229 m2,  489 m2, 6,136 m2, 5266 m2, 2995 m2, 3682 m2, 262 m2, 150 m2, 7000 m2, 5528 m2, 30 m2, 3338 m2, 62 m2, 1500 m2, 1590 m2, 21m2, 1832 m2, 370.86 m2, 136 506 m2.

Sa siper ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestrot konservative  ndaj pasurive të debitorit.Totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.

Ne te gjiitha rastet e trajtuara me siper keto sekuestro jane vendosur nga permbauesi gjyqesore Jordisa Dervishi. Per sa siper  dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtperdrejta permbaruesja Jordisa Dervishi, ka konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Sa siper e nga teresia e akteve hetimore te administruara deri ne kete faze hetimore, ka dyshime te bazuara ne prova se nga subjektet e me poshteme jane konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres “ dhe te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 248 e 134/2 i K. Penal “  e konkretisht:

Shtetasit Jordisa Dervishi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, ne cilesin e permbaruesve dyshohet se kane konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Shtetesia Keida Seferi, ne cilesin e permbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Ndersa shtetasit, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato ne cilësinë e administratoreve te  shoqërive përmbarimore  Star – FS, dyshohet se kan konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Shtetësia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.