Vrau vëlla e motër/ Del foto e autorit, policia jep 5 milion lekë për kapjen

341
Sigal

Vëlla e motër kanë mbetur të vrarë në derë të shtëpisë së tyre në Kodër-Rrëshen mbrëmjen e të martës. Viktimat janë Vladison Filopati dhe Esmeralda Filopati (33 vjeç).  Ndërkohë sipas policisë autori i kësaj ngjarje të rëndë është ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci. Të mërkurën, policia njoftoi se ofron 5 milion lekë për kapjen e tij.

NJOFTIMI 
Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Image