Vrau policin për dritat e makinës / Kush është 26-vjeçari i akuzuar

270
Sigal

Nikoll Sherrniku është 26-vjeçari që akuzohet se vrau efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhulio Prela, mëngjesin e datës 5 Dhjetor.

I riu akuzohet se bashkë me një shokun e tij, i identifikuar si B.Martinaj, të shpallur në kërkim, kanë ekzekutuar policin pas një sherri për motive banale. Burime nga policia thanë se përpara se të ndodhte vrasja, mes dy autorëve dhe Xhulio Prelës ka pasur një përplasje verbale.

Shkak mendohet se kanë qenë dritat e gjata të makinës, por ende nuk dihet se cili prej personave e nisi konfliktin. Policia i zbuloi autorët pas pamjeve filmike dhe disa të dhënave që mori për autorët pas vrasjes.

Xhuliio Prela sapo kishte shoqëruar një shokun e tij në Shkodër dhe po kthehej për në banesën e tij në Tiranë. Në afërsi të fshatit Gajush në aksin Lezhë – Milot, Prela ka dalë nga rruga kryesore dhe siç duket ka nga kamerat e sigurisë ka debatuar me autorët nga brenda makinës.

Në një moment ai është qëlluar nga një person tjetër. Prela u qëllua me një plumb në zemër nga një distancë e afërt dhe humbi jetën në vend.