Vrau policin e FNSH-së, gjykata kërkon riekspertim të gjendjes mendore të David Qosjas

527
Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar riekspertim të gjendjes mendore të David Qosjas, i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë së FNSH-së së Shkodrës, Ardian Kodra. Vendimi i gjykatës vjen pasi ekspertët e nxorën 27-vjeçarin David Qosja si të përgjegjshëm mendërisht dhe nuk vuan nga çrregullime mendore.
Ngjarja ndodhi në 2 shtator në Torovicë të Lezhës. David Qosja terrorizoi banorët e fshatit Torovicë dhe për 5 orë qëlloi me breshëri automatiku mbi policinë duke lënë të vdekur policin. Qosja qëlloi me kallashnikov drejt 50-vjeçarit Kodra, i cili mori plagë në sqetullën e majtë, duke i shkaktuar vdekjen.

Polici u qëllua sapo zbriti nga dera e parë e mjetit. Ndërkohë, më herët u raportua se Qosja ishte person me çrregullime mendore, gjë që ekspertët e kanë hedhur poshtë.
Sigal