Vrau me thikë gruan e tij, shqiptari me pranga në duar bërtet para gjykatës: I kërkoj falje fëmijëve të mi

122
Sigal

Shqiptari, që vrau me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare, ka mbërritur në gjykatë me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë policie.

Autori i krimit gjatë hyrjes në gjykatë bërtiti duke i kërkuar falje fëmijëve të tij. Ndërsa përpara togave të zeza 51-vjeçari është shfaqur i penduar për aktin e tij.

Autori goditi me thikë bashkëshorten mbrëmjen e së dielës së kaluar në banesën e tyre në Tsilivi të Zakynthos.

40-vjeçarja, para orë para se të vritej, ishte dhunuar brutalisht nga i shoqi dhe kishte shkuar në komisariatin e Zakynthos, ku denoncoi për herë të dytë për dhunë në familje.

Pasi ajo është kthyer në banesë, ndërkohë që autoritetet po kërkonin bashkëshortin e saj, 51-vjeçari i kishte shkuar në shtëpi dhe pasi gruaja nuk ishte përgjigjur kishte thyer derën.

Ai kishte nisur ta dhunojë sërish dhe në tentativë për tu arratisur viktima vrapo tek shkallët e fqinjit, por sulmuesi e kapi atë, e dhunoi, i hodhi një vazo me lule para se ta godiste me thikë.

Më pas 51-vjeçari është zhdukur dhe u kap nga policia pas rreth 24 orësh.