Vrau kunatën në Paskuqan, arrestohet Erdet Çapoku

489
Sigal

Policia e Tiranës vë në pranga disa orë pas krimit të rëndë autorin e vrasjes makabre në Paskuqan, Erdet Çapoku.

Kujtojmë që i riu ia mbathi menjëherë pas krimit nga shtëpia në Paskuqan ku la të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku, pasi e kishte qëlluar me levë dhe masakruar me thikë.

Informacion/ Tiranë

Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.

Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.