Vrau gruan e xhaxhait, 16-vjeçari vetëm qan pas krimit horror

693
Sigal

Tre të rinjtë e arrestuar për vrasjen dhe masakrimin e 50-vjeçares Drita Salaj në fshatin Gjerbë të Mallakastrës kanë pranuar krimin në Polici.

Pas arrestimit, tre të rinjtë fillimisht kanë hezituar të flasin por më pas janë ‘hapur’ duke treguar si kishte ndodhur ngjarja makabre. Nipi i burrit të viktimës, 16-vjeçari Luis Saliaj nuk e ka përballuar dot situatën dhe ka nisur që të qajë teksa merrej në pyetje nga efektivët. Mësohet se ai është shprehur para hetuesve se e ka frikë burgun.

“Ne donim vetëm të merrnim paratë se na duheshin por ajo më njohu dhe filloi të bërtiste. Ne u trembën se mund të na gjente Policia brenda duke vjedhur. Se kishim menduar që do të vrisnin. Na doli jashtë kontrollit situata. Ju lutem, më falni se e kam frikë burgun”, mësohet se ka rrëfyer 16-vjeçari.

Vrasjen e gruas e kanë pranuar edhe dy shokët e tij, të cilët kanë zbuluar se ishte nipi i gruas ai që kishte informacione se ajo kishte para në shtëpi dhe se i kishte informuar në momentin kur shtëpia ishte pa njeri. Ata gjithashtu treguan se rezistenca e gruas, ‘i detyroi’ që ta lidhnin dhe më pas ta hidhnin në rezervuar.

Gjendja psikologjike e tre të rinjvë është mjaft e rëndë, duke veçuar nipin e viktimës, i cili nga momenti kur është shoqëruar në Polici ka qenë duke qarë.

Krimi i rëndë ka tronditur dje Mallakastrën. Tre të rinj kanë grabitur, dhunuar dhe më pas kanë mbytur një 50-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga tre të rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në dëshminë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve 16-vjeçari, L. Saliaj, ishte nipi i burrit të saj.