Vrau dy motrat, familjarët e Përparim Ademit denoncojnë në polici: Jemi kërcënuar

237
Sigal

Familjarët e Përparim Ademit, 59-vjeçari që vrau dy motrat, me të cilat thuhet se kishte pasur lidhje, kanë hedhur akuza në drejtim të familjes së viktimave.

Ngjarja ndodhi më 31 dhjetor në zonën e Astirit.

Familjarët e Ademit kanë denoncuar në polici familjarët e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit, me pretendimin se janë kërcënuar me jetë.

Mësohet se aktualisht familjarët e autorit po pyeten nga policia.