Ballina Aktualitet Vrasjet në vend/ Gledis Nano thërret në mbledhje Drejtorët e Qarqeve, takimi...

Vrasjet në vend/ Gledis Nano thërret në mbledhje Drejtorët e Qarqeve, takimi i parë për këtë vit

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit , Gledis Nano ka thirrur në mbledhje Drejtorët e Qarqeve.

NOA

Kjo është mbledhja e parë për këtë vit. Mbledhja është thirrur për të dhënë objektivat për nisjen e vitin të ri.

Kujtojmë se ditët e fundit vendi është tronditur nga ngjarje të rënda kriminale.

Nano pritet t’u parashtrojë drejtorëve të qarqeve objektivat e tij. Ndërkaq, tema të tjera që pritet të jenë pjesë e diskutimeve janë kultivimi i drogës dhe krimet kundër jetës.