Vrasja në Vlorë, zbardhen detaje nga e kaluara e viktimës. Ngjarja e 2016-s

513
Një 40-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në fshatin Kuç të Vlorës. Dashamir Zeneli, është gjetur i vrarë me armë dhe ishte hedhur në një përrua.

Por ai duket se nuk është bërë për herë të parë pjesë e dosjeve të policisë.

Burime nga Policia e Vlorës që janë duke hetuar krimin, janë shprehur se Zeneli një vit më parë kishte kërcënuar me armë për të vrarë një bashkëfshatar të tij.

Siç bën të ditur policia, Zeneli në atë kohë, muaji tetor 2016 kishte qenë në gjendje të dehur, kur kishte kryer atë veprim. Pasi kishte vuajtur dënimin pas arrestimit, Zeneli ishte kthyer në shtëpinë e tij.

Mëngjesin e sotëm ai është gjetur i ekzekutuar me armë. Nuk dihen ende autorët ndërsa policia thotë se po heton disa pista për krimin.
Sigal