Vrasja në Shkodër/ “Ma bëri ajo ku*va”, të bërtiturat e gruas kur pa burrin të vdekur

575
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u gjet i pajetë, pranë biznesit të tij, shtetasi Arben Ishmaku.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet mbi vrasjen dhe identifikimin e autorit. Sipas bluve të Shkodrës, nga verifikimet paraprake, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune.

Ndërkaq dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës ka mbërritur në vendngjarje e traumatizuar dhe ka bërtitur: “Ma bëri ajo ku*va”.

Pas këtij reagimi, pritet që ajo të japë dëshminë e saj në Komisariatin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie  është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga  verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje