Vrasja makabre e 50-vjeçares, shtyhet seanca e masës së sigurisë për tre autorët

433
Sigal

Drita Saliaj është 50-vjeçarja e cila u sulmua më 5 janar, në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur.

Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, pasi kanë hasur në rezistencën e zonjës së shtëpisë e kanë goditur atë dhe më pas trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Masa e sigurisë për të tre të pandehurit pritej të zhvillohej ditën e sotme, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Dosja e tyre ka mbërritur në Gjykatën ne Fierit, ndërsa masa për të tre autorët pritet të vendoset nesër.

Abcnews.al raporton se familjarët të revoltuar kërkojnë që gjykimi i Luis Saliajt të jetë nga më të rëndët. “Ka qenë xhaxhai i Luis Saliaj ai që e ka dorëzuar në polici dhe pjesa më e madhe e të afërmeve janë shprehur se djali ishte problematik.

Ndërkohë reagim ka pasur vetëm nga bashkëshorti i Drita Saliajt ndërsa dy djemtë kanë qëndruar larg mediave.

Ai pret që të vendoset drejtësia në vend, dënimi i tyre sipas ligjit shqiptar për dy të miturit parashikohet të jetë më i butë.