Vrasja mafioze e shqiptarit në Islandë, arrestohen dhe dy gra

206
Sigal

Edhe dy gra kanë përfunduar në prangat e policisë islandeze pas ekzekutimit të 33 vjeçarit shqiptar, Armando Beqiri, me origjinë nga Tepelena.

Vetëm një nga të arrestuarit është islandez,  një burrë rreth të dyzetave, i konsideruar si një nga “kokat” e botës së nëndheshme atje.

Margeir Sveinsson, shefi i policisë, tha se ata po merren në pyetje dhe hetimet janë të gjera. Një total prej nëntë personash janë në paraburgim dhe më shumë se një duzinë bastisjesh shtëpish janë kryer.

Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh në Islandë, pasi është e panjohur që njerëzit të qëllohen për vdekje jashtë shtëpive të tyre në këtë vend.

Siç shkruajnë mediat vendase, Beqiraj, i lindur në vitin 1988 ka jetuar prej disa vitesh atje, duke lënë pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël.

Armando kishte ngritur një kompani sigurie dhe punonte bashkë me disa burra të tjerë.

Kur u pyet për këtë çështje, zyrtari i policisë, Margeir thotë se nuk mund të thotë nëse vrasja ka të bëjë me punën e të ndjerit.