Vrasja horror në Fier/ Ekzekutoi shokun me çekiç dhe e ndau në disa pjesë, burgim të përjetshëm autorit

312
Sigal

Gjykata e Fierit ka dhënë sot vendimin përfundimtar për shtetasin Albert Zeka, i cili akuzohet për vrasje.

Gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm Zekën, pasi masakroi barbarisht me çekiç dhe më pas ia ndau trupin në disa pjesë, shokut të tij të dhomës në Fier, Kreshnik Beqiraj.

Ngjarja horror ndodhi më 22 qershor 2017, ndërsa ishte Prokuroria që kërkoi dënimin e Zekës me burgim të përjetshëm, ndërsa gjykata sot ka rënë dakord me Akuzën.