Sigal

Debati i ashpër që ka shpërthyer midis dhëndrit Majlind Lala dhe prindërve të gruas së tij, Nevila Mata, ka shpërthyer për shkak të vajzës së vogël të çiftit, që ishte me nënën e saj në Suedi.

Majlind Lala dhe Nevila Mata kishin disa muaj që jetonin në Suedi, por pak ditë më parë, Lala ishte kthyer prej andej, kurse e shoqja jo. Kësisoj, i ati kërkonte fëmijën e tij.

Nuk dihen ende rrethanat pse çifti nuk vazhdoi të ishte bashkë edhe në kthim nga Suedia.

Nevila Mata punonte psikologe në disa OJQ në Tiranë.

Majlind Lala sot në mëngjes shkoi në shtëpinë e prindërve të saj në afërsi të Astirit në Tiranë dhe ekzekutoi me pistoletë prindërit e nuses, Bujar dhe Xhevahiren Matën.  Vjehrri është vrarë në dhomën e ndenjes, kurse vjehrra në korridor, teksa vraponte për të ikur.

Dhëndri më pas ka  tentuar  të vetëvritej me thikë dhe është hedhur nga ballkoni. Ai u gjend i lënduar rëndë poshte ballkonit dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.