Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca gjyqësore për Arbër Paplekaj, kjo ishte arsyeja

111
Sigal

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se nuk janë njoftuar të gjitha palët dhe në rastin konkret nuk është njoftuar dëshmitari i ngjarjes, Emiljano Prenga, për të marrë pjesë. Ndërkohë që nga ana tjetër, edhe Arbër Paplekaj nuk ishte sot i pranishëm në seancë.

Ky i fundit në dëshminë e tij ka dhënë dhe versionin e tij në lidhje me ngjarje ku është shprehur se nuk kërkon mëshirë por vetëm drejtësi.

Në dëshminë e gjatë Paplekaj thotë se është vetëmbrojtur ndërsa shton se është fajtor për vrasjen para vajzës së Xhuvanit. Në lidhje me ngjarjen ish-oficeri rrezikon të dënohet nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.