Vrasja e Lamajt, KLD do hetojë vendimin e pafajësisë së Frrokut

528
TIRANE – Vendimi i pafajësisë që pesë gjyqtarët kryesuar nga Dritan Hallunaj, dhanë për biznesmenin Arben Frroku të dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, do të inspektohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Kjo konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme e cila pak ditë më parë depozitoi në KLD një ankesë për vendimin e gjyqtarëve të cilët më 3 prill e shpallën Frrokun të pafajshëm.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nëpërmjet Inspektoriatit i ka kthyer përgjigje organit të akuzës, se “nga analiza e pretendimeve të parashtruara ka konkluduar se ka vend për verifikimin e ankesës” për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda në rastin e Arben Frrokut.
Duke rrëzuar provat e Prokurorisë pas më shumë se një viti proces gjykimi gjyqtarët Fran Prendi, Klodian Kurushi, Ardit Mustafa, Liljana Baku dhe Dritan Hallunaj firmosën pafajësinë e biznesmenit per vrasjen e Lamajt ne shkurt te 2013-es.
Pas pafajësisë Prokuroria apeloi vendimin, ndërsa ende Gjykata e Apelit pranë Krimeve të Rënda nuk ka marrë në shqyrtim këtë kërkesë ku pritet të vendoset nëse do të mbetet në fuqi pafajësia apo do të ketë një prishje vendimit. 
Sigal