Vrasja e Klodian Rashës / Reagon OKB : Të hetohet në mënyrë të pavarur

217
Sigal

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka dënuar vrasjen e Klodian Rashës nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Në një deklaratë për mediat, OKB në Shqipëri shprehet se vrasja e një civili të paaramtosur duhet të hetohet shpejt dhe në mënyrë të pavarur.

“Kombet e Bashkuara në Shqipëri i shprehin ngushëllimet e tyre të thella familjes së Klodian Rashës. Ne dënojmë vrasjen e një civili të paarmatosur nga forcat e rendit. E drejta për jetë dhe mbrojtja e jetëve njerëzore është kryesore në çdo kohë.

E mirëpritëm njoftimin nga autoritetet për një hetim. Kërkojmë që ky hetim të jetë i shpejtë, i pavarur dhe transparent. E kuptojmë shqetësimin dhe zemërimin publik të shprehur nga njerëzit dhe bëjmë thirrje që protestat të jenë paqësore dhe të sigurta”,- thuhet në reagimin e zyrës së OKB-së në Shqipëri.