Vrasja e Kastriot Reçit, viktima nën shoqërinë e vëllait, autori qëlloi nga kati fundit i një shtëpie të braktisur

157

Të tjera detaje mësohen nga ekzekutimi i djeshëm me snajper i Kastriot Reçit në Rrëshen.

Burimet thonë  se vrasësi përpara se të kryente ekzekutimin me snajper, ka shkuar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm, pasi të zotët e shtëpisë nuk jetonin në të.

Ai e ka hapur derën me forcë dhe në atë shtëpi ka qëndruar derisa ka kryer vrasjen.

Tashmë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në qytet, por ende nuk ka filmime qe tregojnë vrasësin me maskë teksa lë në tokë snajperin.

Por ka filmime me interes për hetimin nga dy kamera sigurie që lidhen me identifikimin dhe zbulimin e dy mjeteve, por edhe të një personi.

Një burim nga prokuroria tregoi se pas kqyrjes së detajuar në shtëpinë e braktisur ku ka qëndruar vrasësi, ka shpresë të dilet në konkluzione nga disa gjurmë biologjike.

Pista e vetme ngelet vetëm ajo e hakmarrjes.

Reçi ka qenë së bashku me të vëllanë, ai sapo kishte parkuar makinën dhe po hynin në lokal” Mirdita” në pronësi të tyre.

I vëllai i 47-vjeçarit kishte hyrë vetëm disa minuta më parë në lokal.

Referuar të njëjtave burime mësohet se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje rreth kësaj ngjarjeje, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, si autor të dyshuar të krimit.