Vrasja e Florjan Lamçes në Elbasan, arrestohen edhe dy persona të dyshuar

369
Sigal

Arrestohen dy persona të tjerë në akuzë për vrasjen e Florjan Lamçes, pas sherrit që pasoi pijen e gjatë deri në orët e mëngjesit në një lokal në Elbasan.

Policia bën me dije se me këta dy persona ka shkuar në katër numri i të arrestuarve, ndërkohë që vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Sipas policisë, në pranga janë venë shtetasit M.M., 33 vjeç dhe A.L., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga dy shtetas për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Strukturat e DVP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes krīminale të ndodhura më parë.

Në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të proçedimit penal në lidhje me ngjarjen e datës 30.07.2020, ku në ambientet e një bar kafeje të qytetit të Elbasanit mbeti i vrārë me sende të forta shtetasi F. L. ( Sh.) është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë krīminale kapja dhe ndalimi i shtetasve:

M.M., 33 vjeç dhe A.L., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krīmit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M dhe “Moskallëzim të krīmit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.