Vrasja e Endri Mustafës/ Policia: E gjetëm sot në mëngjes, në bregun e Liqenit në Livadhe

220
Sigal

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër. Policia bën me dije se trupi i pajetë i 32-vjeçarit u gjet në bregun e Liqenit në zonën e Livadheve.

Njoftimi i plotë

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E.M, 32-vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.