Vrasja e bllokut, çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit dhe arsyet

640
Sigal

Me 4 tetor të vitit të shkuar, në mbrëmje vonë, Blloku u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një përleshje në një prej lokaleve të njohura që prekuentohej nga VIP-at e Tiranës, u pasua edhe nga përdorimi i armëve.

Rezultati, një i vdekur në vend e dy të plagosur. Ngjarja mbërtheu opinion publik jo vetëm për shkak se ndodhi në zemër te kryeqytetit, por edhe për famën e personazheve të përfshirë.

Vis Martini ishte një emër shumë i njohur në Tiranë, në botën e biznesit dhe sidomos të lojërave të fatit. Emri i tij ishte lakuar për disa ngjarje, por asnjëherë nuk u gjetën prova për procedimin e tij.

Nga ana tjetër, ishte i përfshirë Ervin Mataj, edhe ai një i ri pasanik, me prona dhe i dyshuar për aktivitete të paligjshme. Po akoma më shumë, emri Matës u bë edhe më publik, pas lidhjes me një prej personazheve më të njohura të muzikës dhe skenës shqiptare.

Dinamika e ngjarjes së 4 tetorit pothuajse është zbardhur, pasi përveç dëshmive, kanë dalë edhe video, pamje nga ambjentet e lokalit ku ndodhi përplasja me armë.

Ervis Martinaj shkon tel bar Monpol, për t’u sqaruar për një çështje me Ervin Matën. Martinajn e shoqërojnë dy vetë. Gaxha, i cili mbeti i vrarë, dhe Hato që u plagos rëndë. Kjo ndodhi pasi sqarimi i çështjes kaloi në tone të ashpra, ofendime, e përleshje.

Ervin Mata shoqërohej nga Marviol Billo, një komando i stërvitur mirë i ushtrisë, i cili është i akuzuar për vrasjen dhe plagosjet. Billo është i vetmi deri tani, që ende nuk është ndaluar, dhe gjendet në arrati.

Disa muaj pas ngjarjes, u vetdorëzua Ervin Mata, i cili është aktualisht i lirë, nën masën detyrim paraqitje. Po ashtu, një tjetër i pranishëm në ngjarje u ndalua pas një përpjekje për të ikur drejt Greqisë.

Sot, fitoi lirinë edhe Ervis Martinaj. Në media ka pasur disa versione lidhur me motivet e ngjarjes së rëndë të bllokut. Një prej pistave të conte deri tek droga e kapur në Maminas, sasia e madhe e kokainës që vinte nga kolumbia. Por ende, nuk ka një variant zyrtar për arsyet e përplasjes që rezultoi me 1 të vrarë e dy të plagosur