Vrasja e administratorit të Kotës në Vlorë, gjykata lë në burg tre të arrestuarit

985
Sigal

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre autorët e dyshuar për vrasjen e kreut të njësisë administrativë Kotë, Argjil Gjoka.

Ata janë Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj. Të 3 autorët e vrasjes rezultojnë të afërm me njëri-tjetrin. Administratori Gjoka u vra pasditen e 11 qershorit sapo kishte dalë nga shtëpia për të inspektuar rrugën ku po kryheshin disa punime.

Ai u qëllua me armë në gjoks dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. Po kështu në konfliktin me armë midis disa personave mbeti i plagosur dhe një 19-vjeçar.