Vrasja e 60 vjeçarit në Gjirokastër, flet djali i viktimës: Konflikti për kullotat, autori problematik

351
Sigal

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Gjirokastër.

Janaq Koleta që është arrestuar për vrāsjen e fqinjit të tij ka folur dhënë dëshminë përpara grupit hetimor.

Më tej ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, ku është mësuar se ka qëlluar vīktimën me sende të forta pas kokës.

Konflikti ka ndodhur për ndarjen e kullotave dhe bagëtitë në fshat.

Djali i vīktimës është shprehur se autori ka qenë problematik për të gjithë fshatin.

“Ngjarja ka ndodhur në mes të fshatit. Konfliktet kanë nisur më herët se ai që e vrāu problematik ka qenë gjithmonë me të gjithë. Babai ndodhet në morg tani, është 60 vjeç”, thotë ai.

Ndërkohë gruaja e autorit është përpjekur të fshehë krīmin. Ajo është përpjekur ti japë ndihmën e parë duke u justifikuar se 60 vjeçari mund të jetë rrëzuar.

Krīmi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Andrea Xhavara, 60 vjeç mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me sende të forta nga Janaq Koleta. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas ngjarjes.