Vrāsja e 35-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet autori i dyshuar, në pranga një tjetër për moskallëzim krīmi

336
Sigal

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë në lagjen “Zinxhira”, në Gjirokastër ku humbi jetën 35-vjeçari Gjergj Ajmasi.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, një shtetas 23-vjeçar dhe një person tjetër për moskallëzim krīmi.

Dy adoleshentë janë proceduar të lirë sepse panë gjithë skenën dhe vrāsjen, por nuk raportuan në polici.

NJOFTIMI

Arrestohet dhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krīmi, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi Gj. A., 35 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Xh., 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, për veprën penale “Vrāsja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” , për veprën penale “Moskallëzim krīmi”, pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krīmi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.