Vrasja e 20-vjeçares nga bashkëshorti/ Komuniteti i Emigrantëve i kërkon mediave greke të kërkojnë falje për shpifjet ndaj shqiptarëve

200
Sigal

Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka shprehur tronditjen e thellë për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj. Po ashtu, ky komuniteti i kërkon mediave greke të kërkojë falje publikisht për shpifjet ndaj shqiptarëve, të bëra me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar.

“Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke.
Dënojmë thellë aktin e frikshëm të vrasësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar.

Kërkojmë media greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Ndodh shumë vite tashmë, ka ardhur koha ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë, duke dënuar ashpër çdo autor përgjegjës!”, deklaron Komuniteti.