Vranësira e shi, ulen temperaturat, rikthehet moti i keq në vend

111
Sigal

Shqipëria sot do të përfshihet nga një mot me mbizotërimin e vranësirave. E gjithë dita e premte do të jetë pa diell, kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht Veriperëndimore.

Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje të pakta shiu në të gjithë vendin. Reshjet pritet të jenë më të fokusura në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.