Vranësira dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

54
Sigal

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes rriten mundësitë për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 10°C.