Vranësira dhe reshje të pakta shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

363
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura që në orët e para të 24-orëshit.

Vranësirat do të shoqërohem me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore, ndërsa në zonën e jugperëndimit intensiteti do të arrijë deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje mesatare deri dhe e fortë në bregdet dhe shpejtësi që arrin deri në 15-20m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës në dete nga 2 deri në 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 10/20 Re

Kukës 7/13 Re shi

Lezhë 8/19 Re

Dibër 6/13 Re shi

Durrës 11/21 Re

Tiranë 11/21 Re pika shiu

Elbasan 9/20 Re pika shiu

Berat 8/14 Re shi

Vlorë 11/15 Re shi

Korçë 4/10 Re shi

Gjirokastër 3/12 Re shi

Sarandë 10/16 Re shi.