Vranësira dhe reshje të pakta shiu, mësoni parashikimin e motit për sot

204
Sigal

Paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë-pas hershme deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin jug-juglindje duke sjellë reshje të pakta shiu.

Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim gradual të motit duke bërë që i gjithë vendi të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C mëngjesi në juglindje deri në 31°C mesdita në zonat qendrore.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h, nga drejtimi kryesisht Verior-Veriperëndimor ndërsa në det krijohen dallgë 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti i kthjellët vijon në pellgun e Mesdheut si edhe të gjithë Europën Qendrore.

Ndërsa dy qendra të fuqishme ciklonare në veri-veriperëndim të Europës do të kushtëzojnë vranësira dhe reshje të dendura shiu në ishujt britanikë dhe Europën Veriore. Po ashtu, vendet lindore mbeten me vranësira dhe shira të përkohshëm.

Kosova

Republika e Kosovës gjatë ditës së mërkurë do të paraqitet në ndikimi e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, ku më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë pasdites dhe natës duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme të motit do të vijojnë në republikën e Maqedonia e Veriut deri në mesditë kur priten vranësira të lehta e kalimtare.

Por pasditja sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër shiu. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe ri-kthim të motit të kthjellët.