Vranësira dhe kthjellime, si pritet të jetë moti sot

312
Sigal

Shqipëria pritet të dominohet nga një mot me masa ajrore të qëndrueshme. Këtë të enjte, moti parashikohet të jetë i kthjellës dhe dielli do të mbizotërojë thuajse të gjithë paraditen. Vranësira në të gjithë territorin do të ketë në mesditë dhe kryesisht në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes. Vlerat ditore pritet të luhaten nga 4 gradë Celsius deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.