Vota e Shqipërisë në OKB/ Zbardhet kërkesa e PD-së për mocion me debat

441
Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend kërkesën e mocionit me debat pas votës pro të qeverisë shqiptare për rezolutën “Për statusin e Jerusalemit” të miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Partia Demokratike gjykon se miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e ShBA-së, si një akt flagrant në kundërshtim me interesat kombëtare. Qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtme, si dhe duke përjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmarrës. Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qëndrim jo miratues ndaj kësaj rezolute.
Sigal