Vokshi në PPE: Rama presion medias për të fshehur skandalet e drogës

642
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias informoi Forumin e Gruas së Partitë Popullore Evropiane rreth përkeqësimit të Lirisë së Medias në Shqipëri, si një taktikë e Kryeministrit për të penguar publikimin e lidhjeve të Qeverisë së tij me organizatat kriminale. “Kryeministri i Shqipërisë po shantazhon dhe kërcënon gazetarët për të mbuluar skandalet me trafikun e drogës dhe aferat korruptive, të ministrave të rëndësishëm të Qeverisë së Tiranës”- tha Vokshi në takimin e Berlinit, ku Forumi i Grave të PPE i kërkoi Komisionit Evropian të mbështesë lirinë dhe pavarësinë e medias. Vokshi theksoi se përgjimet e Anti-mafias italiane, ku implikohet ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe fushata elektorale e PS, faktojnë blerjen e rezultatit zgjedhor në qershor 2017. Përgjimet e anti-mafias italiane, tha zonja Vokshi në fjalën e saj, vërtetuan denoncimet disa vjeçare të PD si dhe raportet e OSBE-ODIHR për blerje vote, kërcënime dhe trembje të votuesve nga anëtarë të organizatave kriminale. Për të kontrolluar publikimet e skandaleve qeveritare, Kryeministri po bën çdo përpjekje për të intimiduar lirinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes – tha Vokshi. Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, kërkoi nga Forumi i Gruas së PPE të reagojë ndaj përkeqësimit të lirisë së medias.
Sigal