Vodafone Group prezanton strategjinë e re të markës Vodafone

706
Sigal

Vodafone Group
prezantoi sot në të gjitha shtetet ku ushtron veprimtarinë e saj, strategjinë e
re të pozicionimit të markës dhe sloganit të saj. Ky është ndryshimi më i madh
që i bëhet  markës dhe ikonës Vodafone që
nga prezantimi i sloganit “Power to you” në vitin 2009. Kjo strategji, e cila
do të zbatohet në 36 shtete ku Vodafone operon, është ndërtuar për të theksuar  bindjen e Vodafone se risitë teknologjike dhe
shërbimet dixhitale do të luajnë një rol pozitiv në transformimin e shoqërisë
dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve gjatë viteve të ardhshme.  Strategjia e re e markës Vodafone vendos në
fokus optimizmin për të ardhmen, duke përdorur sloganin e ri “The future is
exciting. Ready?”. Pjesa e parë e sloganit do të ndryshojë sipas gjuhëve të
ndryshme të shteteve ku Vodafone ushtron veprimtari, shoqëruar nga pjesa e dytë
“Ready?” e cila do të mbetet e pandryshuar. Për shembull: në Shqipëri, “E ardhmja është emocionuese. Ready?” Identiteti i ri
vizual do të përqëndrohet në ikonën e famshme të Vodafone, duke sjellë kështu ndryshimin
më të madh që prej krijimit të saj në vitin 1998.  Ikona e Vodafone do të shfaqet grafikisht në çdo
komunikim marketingu. Logo do të shfaqet në formatin e ri 2D, në vend të
formatit të mëparshëm në 3D. Strategjia e re e pozicionimit të markës Vodafone dhe
fushatat reklamuese u krijuan pas një periudhe të gjatë pune kërkimore dhe
testimesh, duke përfshirë këtu studime sasiore dhe cilësore, të kryera  me pjesëmarrjen e më shumë së 30,000 njerëzve
nga 17 shtete të ndryshme.  Më 6 Tetor
2017, Vodafone do të nisë fushatën publicitare më të madhe të këtyre 33 viteve
histori në treg. Reklama televizive, një video 90 dhe 60 sekondëshe, ku vihet
në dukje se si komunikimi mes njerëzve ka mbetur i njëjtë ndërkohë që
teknologjia zhvillohet me kalimin e kohës, është prodhuar nga Ridley Scott
Associates.

Ka shumë arsye
për të qenë optimist për të ardhmen
 

Vodafone kërkoi
të kryhet një studim me 13,000 njerëz nga 14 shtete të ndryshme të botës, për
të vlerësuar se sa optimist apo pesimist ndihet publiku i gjerë për të ardhmen.
Nga studimi i kryer nga YouGov, rezultoi se:

·        
Të gjitha grupmoshat besojnë se
risitë teknologjike do kenë ndikimin më pozitiv të parë ndonjëherë në 20 vitet
e ardhshme;

·        
Grupmoshat 18-24 vjeç janë më optimistët
për të ardhmen. 62% e të rinjve të anketuar besojnë se standardi i jetesës së
tyre do të jetë më i mirë në 20 vitet e ardhshme krahasuar me sot;

·        
Në përgjithësi, të anketuarit
nga të gjitha grupmoshat, besojnë se standardi i jetesës së tyre dhe  fëmijëve të tyre do të permirësohet në 20
vitet e ardhshme.

Vodafone
gjithashtu  kërkoi konsulencën e Futerra
(
https://www.wearefuterra.com/) për të identifikuar 10 tendencat kryesore në zhvillim e sipër që mund të
transformojnë mënyrën sesi jetojmë apo punojmë. Zhvillimet teknologjike të
identifikuara në 5 shtete të ndryshme përfshijnë:

·        
Komponentë
të printuar në 3D për ndërtimin e banesave, p
ër të vazhduar
m
ë pas
n
ë
printime 4D q
ë zhvillohen sipas kërkesave për strehim të familjeve;

·        
5-fishim i kapacitetit global të
energjisë, duke qënë se energjia e pastër si ajo e paneleve diellore po gjen
përdorim kudo, nga tarracat e dritaret, te muret dhe autostradat;

·        
Ndërhyrje mjekësore të
personalizuara si bio-prinitimi në 3D i organeve dhe gjymtyrëve;

·        
Sisteme të reja të transportit
publik që lidhin qytetet me trena të cilët arrijnë shpejtësi mbi 966 km ne orë;

·        
3-fishim i përdorimit të
sensorëve të ndërlidhur në bujqësi duke çuar në rritjen e rendimentit të
ushqimit të shoqëruar me zhvillimin e burimeve të reja të proteinave që zëvendësojnë
mishin.

 

Më shumë hollësi
rreth studimit të Futerra mund të gjenden këtu: 
Studimi i Futerra

 

Drejtorja
e Strategjisë dhe Aktiviteteve Komerciale në Vodafone Group Znj. Serpil Timuray
tha:

“Ne
besojmë se ka shumë arsye për të qenë optimistë për të ardhmen pasi risitë në
shkencë dhe teknologji kanë nisur të japin efekte pozitive në shoqëri. Vodafone
ka një histori të gjatë dhe të suksesshme në sjelljen e teknologjive të reja për
qindra milionë njerëz nëpër botë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke
transfomuar vendin e punës. Pozicionimi i ri i markës sonë synon të përfaqësojë
misionin e Vodafone për të ndihmuar klientët 
dhe komunitetin të përshtaten dhe përfitojnë nga tendencat e reja që po
i japin një formë të re botës.

 Për më shumë
informacion:

 Vodafone  Albania                                                                             

Departamenti i Marrëdhënieve me Median                                                     

http://www.vodafone.al/vodafone/Kontakti_per_Median_231_1.php

 Rreth Vodafone
Group

 Vodafone
Group është një nga kompanitë më të mëdha në nivel global në fushën e
telekomunikacionit, që ofron një sërë shërbimesh përfshirë ato me zë
(voice),  internet (data), SMS dhe
telefoni fikse. Vodafone Group ushtron veprimtarinë e saj në 26 shtete, ka
partneritet në 49 shtete të tjerë dhe ofron internet fiks në 19 tregje.  Që prej 30 Qershorit 2017, Vodafone Group
numëron 523.5 milion klientë të telefonisë celulare dhe 18.5 milion klientë të
telefonisë fikse, duke përfshirë këtu Indinë dhe klientët në rrjetet ku Vodafone
ka partneritet. Për më shumë informacion vizitoni
www.vodafone.com

Vodafone ushtron
veprimtari në këto shtete: Shqipëri, Australi, Çeki, Republika e Kongos,
Egjipt, Gjermani, Ghana, Greqi, Hungari, Indi, Irlandë, Itali, Lesotho, Maltë,
Mozambik, Hollandë, Zelanda e Re, Portugali, Katar, Rumani, Afrikë e Jugut,
Spanjë, Tanzani, Turqi, dhe Angli.

Shoqëri të
tjera që ushtrojnë veprimtari nën markën Vodafone gjenden në: Brazil, Kamerun,
Ishujt Channel, Qipro, Fixhi, Polinezinë Franceze, Islandë, Papua Guinea e Re,
Ugandë, Ukrainë dhe Zambia.

**Studimi
YouGov u zhvillua përmes internetit në periudhën 18-25 Shtator 2017. Morën
pjesë 12,766 individw të moshës 18-55 vjeç nga shtete si Australia, Çekia,
Gjermania, Greqia, Hungaria, India, Irlanda, Italia, Zelanda e Re, Portugalia,
Afrika e Jugut, Spanja, Turqia, dhe Mbretwria e Bashkuar.

 Historiku i
Markës Vodafone
 

·        
Një prej markave më të mirënjohura
dhe vlerësuara mbarë botërore me një vlerë prej

22 miliardë $ (Brand Finance,
2017 –
http://brandfinance.com/images/upload/global_500_2017_locked_website.pdf )

·        
Logoja origjinale e Vodafone u
krijua në vitin 1985.

·        
Figura “Pegasus” iu shtua logos
në vitin 1993.

·        
Identiteti vizual i ikonës
Vodafone u krijua në vitin1998.

·        
Logos iu shtua edhe imazhi i
një karte SIM në vitin 2001

·        
Identiteti vizual i ikonës
Vodafone u shfaq në 3D për herë të parë në vitin 2005.

·        
 ‘Power to you’ u bë slogan i Vodafone në
2009. 

·        
Vodafone ka punuar me agjencitë
 WPP, MEC, Santo, Brand Union, dhe Kantar
për të zhvilluar strategjinë e re të  pozicionimit të markës Vodafone.