Vlorë/ Tre persona arrestohen dhe dy të tjerë shpallen në kërkim për kultivim bimësh narkotike

182
Sigal

Tre shtetas janë arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim pasi dyshohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në një njoftim për mediat, Policia e Vlorës thekson se si rezultat i operacionit, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit, T. A., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi dhe S. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur “Llovisë”, në fshatin Dukat, në një sipërfaqe të pyllëzuar, kanë kultivuar në kubikë fidanë cannabis sattiva si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në kasollet ku këta shtetas qëndronin u gjetë dhe u sekuestrua një sasi prej 11 kg lendë narkotike e dyshuar cannabis sattiva në forëm boçeje.

Po ashtu, u shpallën në kërkim shtetasit, Sh. Z., 58 vjeç dhe Sh. Z.,18 vjeç ( babë e bir) banues në  Selenicë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 1.74 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë), si dhe në oborrin e banesës, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 23 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.