Sigal

Policia ka mundur të gjejë vendstrehimin e autorit të masakrës në Vlorë i cili shkaktoi masakrën me 8 të vrarë dhe disa të plagosur. A fshihet në një banesë në fashtin Resulaj, ku dhe ndodhi masakra’.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin i cili është Ridvan Zykaj. Atij po I bëhet thirrje që të dorëzohet por mund të ketë dhe përplasje me armë dhe eliminm të tij nëse nuk dorëzohet.

Motivi i këtij konflikti dyshohet se ka të bëjë me një çështje pronësi. Ndërkohë dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe kërkohet ndërhyrje me helikopter.

Fshati Resulaj është rreth një orë larg nga bashkia e Selenicës. Po kërkohet ndihmë me helikopter për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.