Vlorë/ Shembet muri mbrojtës i rrugës te “Uji i Ftohtë”, bllokohet qarkullimi i mjeteve

87
Sigal

Këtë të premte është shembur muri mbrojtës në krah të rrugës kryesore në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Për pasojë rruga është bllokuar për disa orë. Ndërkohë tani ajo kalohet vetëm në njërën korsi.

Mësohet se muri ka rënë gjatë natës dhe rrezikon të shembet edhe pjesa tjetër. Situata mbetet e rrezikshme për makinat që qarkullojnë në zonë.