Vlorë, rrezikonin të mbyteshin policia shpëton 8 turistë, 2 belgë

458
Sigal

VLORE – Tetë persona, në tre raste të ndryshme, rrezikuan jetën për shkak të motit të keq, në bregdetin e Vlorës. Policia e këtij qarku njofton se ka ndërhyrë duke shpëtuar pushuesit, që kanë mbetur në detin e trazuar me mjete të vogla lundruese. Ngjarja e parë ndodhi në plazhin e Shën Vasilit, në Karaburun, kur u njoftua rreziku për mbytjen e një mjeti lundrues sportiv, i tipit RIO. Njësia Delta Forcë ka ndërhyrë, duke gjetur dhe shpëtuar mjetin dhe drejtuesin. Posta e policisë në Dhërmi gjithashtu ka ndërhyre, duke shpëtuar katër 20-vjeçarë nga Kosova, që kishin mbetur në mëshirën e dallgëve, me një varkë me pedale. Pak minuta më vonë, edhe dy turistë belgë u shpëtuan në Jalë, edhe ata po udhëtonin me një varkë me pedale.