Vlorë, Ran Judolp: Të rinjtë janë ata që do çojnë vendin në BE-së

495
Kryetari i sektorit ekonomik dhe politik në Bashkimin Europain, Jan Rudolp ka deklaruar nga Vlora se të rinjtë janë ata që do të çojnë vendin drejt Bashkimit Europian, pasi ata luajnë një rol kyç për ndërgjegjësimin që Shqipëria duhet të bëjë në mënyrë që të ecë para në integrimin europian.
Ai ka shtuar se nevoja për reformën në drejtësi ka qenë një nga kushtet thelbësore që Shqipëria ka, për të çelur negociatat për anëtarësim në BE.
Këto deklarata, Jan Rudolp i bëri gjatë një bashkëbisedimi me pedagog si dhe studentë të fakultetit të Drejtësisë në universitetin Ismail Qemali të Vlorës, në një konsultim publik të projektit të ndryshimeve Kushtetuese.
Shqipëria ka nevojë të zhvillojë një kredibilitet, besueshmëri për shtetin e se drejtës dhe sundimit të ligjit. Reforma në drejtësi është më e madhe dhe më e rëndësishmja në historinë e Shqipërisë që prej rënies së komunizmit, shtoi ai.
Sigal