Vlorë – Përveç përmbytjeve, sekuestrohen 103 kg kanabis, pranga gruas

456
Sigal

Policia e Vlorës ka sekuestruar 103 kg e 600 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe ka vënë në pranga një grua. Sipas burimeve zyrtare, është arrestuar në flagrancë shtetasja Diana Nasi, 42 vjeçe, banuese në fshatin Poro, Vlorë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, 45-vjeçari me iniciale H.N.

Në fshatin Poro të Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, në dy banesa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H.N., Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 89 kg e 700 gr, të fshehura nëpër 10 qese të zeza plastike, si dhe 90 bimë të tjera në proces tharjeje të llojit Cannabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me djegie.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kunatit të 42-vjeçares (A.N, i cili jeton në Itali), banesë e cila është nën kujdestari të shtetases Diana Nasi, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thes plastik të zi me peshë 12 kg e 700 gr lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Diana Nasi, Policia ka konstatuar:


· 1 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva në formë boçesh (sekuestruar),
· 30 bimë në proces tharjeje të cilat u asgjësuan me djegie,
· një armë gjahu pa leje dhe 29 fishekë të kalibrit 12 mm.