Vlorë, makina përplas të moshuarin që lëvizte me motor

519
Sigal

Një aksidenti ka ndodhur pak minuta më Vlorë, në zonën e Skelës, ku një makinë ka përplasur një të moshuar që lëvizte me motor.

Raportohet se i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi ka marrë disa goditje në kokë. Identiteti i të plagosurit ende nuk dihet.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.