Vlorë, lumi Vjosa del nga shtrati tek Ura e Mifolit (VIDEO)

664
Sigal

Reshjet intensive të dy ditëve të fundit kanë shtuar prurjet në lumin Vjosa. Mësohet se sot në mesditë lumi ka dalë nga shtrati pranë pazarit të vjetër në urën e Mifolit. Niveli i ujit raportohet të jetë 6.34 metra.

Deri më tani nuk rrezikohen fshatrat përreth. Ekspertët thonë se do duhet që niveli i ujit të shkojë në mbi 8 metra për t’u përmbytur fshatrat përreth. Mbetet për t’u parë se si do të jetë ecuria e motit dhe prurjet e lumit nga Greqia.Shtabi i emergjencave në Vlorë është duke ndjekur nga afër situatën. Lapsi.al sjell video të xhirurara disa minuta më parë.