Vlorë/ Falsifikohen 264 HA sipërfaqe ujore (vaska peshku) duke u kthyer në truall në Nartë

1904
Në Nartë 264 ha sipërfaqe ujore janë kthyer në truall nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara duke kthyer në përfitues të një pronë të konsiderueshme Dhurata e Irna Dajlanin. “Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale” janë edhe akuzat kryesor të parashtuara në një kallëzim të regjistruar së fundmi në Prokurorinë e Vlorës. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-ndërmarrjes “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Nartë, Vlorë”. Ku blerja e 264 Ha sipërfaqe ujore dhe 5000 m² truall u shndërrua në një Certifikatë pronësie për 264 Ha tokë /truall e 5000 m² sipërfaqe ujore. Duke përbërë kështu një prej rasteve më flagrante të kthimit te ujit në tokë për arsye përfitimi. Vlora News posedon të gjithë dokumentacionin e plotë të traskriptimeve në rregjistrat e ZVRPP VLORË . Falsifikimi dhe tjetërsimi vërehet qartë edhe nga dokumentet provuese të dala nga ZVRPP Vlorë. Në nenin hipotekor Nr. 1263 datë 24.06.1996 në regjistrat e transkriptimeve të ZVRPP Vlorë është regjistruar në emër të z. Felatun Dajlani (babai i Dhurata dhe Irma Dajlani) pasuria e përfituar me anë të Kontratës së shitjes privatizim kompleksi” Nr. 5464 Prot , Nr. 4864 kol datë 23.04.1996 lidhur përpara noter Jetmira Veraj. Kjo kontratë shitje përpara noterit vjen si rrjedhojë e kontratës së shitjes Nr. 27 Prot datë 27.12.1995 lidhur midis përfaqësuesit të ndërmarrjes së rritjes zënies së peshkut Nartë Vlorë të përfaqësuar nga z. Vullnet Elbasani, AKP Vlorë e përfaqësuar nga Dallëndyshe Çela si palë shitëse dhe z. Felatun Dajlani si palë blerëse. Objekt i kësaj kontrate ishte shitja e objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Nartë, Vlore”. Në piken 4 parashikohet se objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Nartë, Vlore” ka një sipërfaqe ujore totale 264 Ha dhe 5000 m² sipërfaqe truall me ndërtesat teknologjike. Pra, në bazë të kësaj kontrate shitjeje, (duke iu referuar edhe mandat arkëtimeve bashkëlidhur) z. Felatun Dajlani rezulton të jetë pronar vetëm i kompleksit (sipas përshkrimit te kontratës) për rritjen e peshkut me sipërfaqe ujore totale prej 264 Ha, pasi për sa i përket sipërfaqes prej 5000 m2 truall, në dokumentacionin që ndodhet në ZRPPP nuk rezulton që z. Felatun Dajlani të këtë likuiduar shumën prej 1.600.000 lekë për blerjen e tij. Ndërkohë, edhe pse z. Felatun Dajlani duhej të ishte pronar i vetëm kompleksit me një sipërfaqe ujore prej 264 ha (sipas përshkrimit të kontratës), ai çuditërisht në datën 25.05.1998 përpara noter Aida Spahiu, paraqet një vërtetim pronësie të lëshuar nga ZVRPP Vlorë me Nr. Hipotekar 1263 datë 26.04.1996 sipas të cilit ai rezulton të jetë pronar i kompleksit te ekonomisë së rritjes së peshkut i ndodhur në Nartë të Vlorës me një sipërfaqe totale 264 Ha Tokë dhe sipërfaqe ujore 5000 m2 me të njëjtat kufizime të kontratës së shitjes. Kjo pronë e tjetërsuar regjistrohet në ZVRPP në vitin 1998, z. Felatun Dajlani paraqitet përpara noterit me një vërtetim pronësie ku sipërfaqja ujore rezulton të jetë tokë dhe sipërfaqja e truallit rezulton të jetë shndërruar në ujë. Pasi u pajis me vërtetimin e pronësisë, i cili e bën z. Felatun Dajlani (si me magji) pronar të 264 ha tokë, ai shkon përpara noter Aida Spaho dhe me kontratën e dhurimit Nr. 706 prot , Nr. 56 kol datë 25.05.1998 , ai i dhuron të bijës së tij znj Brunilda Dajlani kompleksin me sipërfaqe totale prej 264 ha tokë, i cili regjistrohet në nenin 1322 të datës 04.09.1998. Pra, me këto veprime për të mashtruar Ligjin dhe për të humbur gjurmët e veprimeve të paligjshme dhe të falsifikuara, z. Felatun Dajlani arrin me në fund që të kthejë sipërfaqe prej 264 Ha ujë në sipërfaqe toke dhe të kryejë një transaksion duke e transferuar këtë pronë te e bija e tij Brunilda Dajlani. Me pas, znj Brunilda Dajlani fillimisht e ndan këtë pronë në disa pjesë dhe disa prej të cilave ua kalon motrave të saj. Kështu parcela me Nr. 678 në zonën kadastrale Nr. 2765 me sipërfaqe prej 54.136 m² TRUALL i shitet motrës Irma Felatun Dajlani, parcela me Nr. 677 po në zk 2765 prej 84200 m2 i kalon përsëri motrës së saj Irma Felatun Dajlaini. Parcela me Nr. 541 në zonën kadastrave Nr. 2765 prej 114709 m2 truall ngelet ne pronësi të znj Brunilda Felatun Dajlani. Pra ne total znj Brunilda ka kryer transaksione për 253 ha nga 264 ha në dispozicion. Këto transaksione kjo shtetase i ka kryer në bashkëpunim me motrën e saj Dhurata Dajlani. Këto transaksione janë kryer pikërisht me qëllim humbjen e gjurmëve të origjinës së falsifikuar të pronës mëmë. Mbi një pronë tërësisht të falsifikuar anëtarë të familjes Dajlani kanë fituar një sërë përballjesh me drejtësinë pasi në asnjë proces Prokuroria dhe eksponentë të saj të veçantë nuk kanë verifikuar kurrë origjinën e pronës dhe dokumentet përkatëse.

vloranews


Sigal